Real Madridi u mposht në shtëpi nga Mançester Siti, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 6-të në Ligën e Kampioneve.
Goli i vetëm për madrilenët u shënua në minutën e 28-të nga Rodrigo. Pikërisht te ky i fundit u ndal edhe trajneri spanjoll Pep Guardiola. Pas ndeshjes, duke folur për ‘Movistar’, ai e vlerësoi veçanërisht brazilianin duke zbuluar se çfarë i tha ai në fushë.
“I thashë Rodrigos sa i mirë është. Ai është një lojtar në një nivel tjetër…jam i lumtur që është rikthyer nga lëndimi. Ai është shumë, shumë i mirë”, deklaroi Guardiola.
PANORAMASPORT.AL








