100-vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”/ Rama nderon me medaljone Artan Lame dhe Filip Rrumbullakun! Dekorohet edhe ish-Presidenti Moisiu


100-vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”/ Rama nderon me

edi rama

TIRANË- Në 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili dekoroi dy medaljonet e para të këtij urdhëri për familjet e dy personaliteteve të ndjera, Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku. Kryeministri Rama mbajti fjalën hapëse, teksa vlerësoi figurën e heroit kombëtar, duke e cilësuar si ‘pagëzori i përkatësisë tonë evropiane’.

“Medaljet mbajnë emrin e Skënderbeut, pasi ishte burri që zgjodhi rrugën e drejtë në një epokë shumë të vështirë, pagëzori i përkatësisë tonë evropiane. Sot emri i heroit tonë na mbledh sërish këtu, 100 vjet pas Urdhrit të Skënderbeut. Jemi këtu për të nderuar Urdhrin e Skënderbeut, për të nderuar ata njerëz, që vërtetë kanë merita për përparimin e kombit.  Sot, Urdhri i Skenderbeut nderohet aq sa e meriton. Sot dy medalje do të marrin Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku. Republika u shpreh mirënjohje të ndjerëve. Medalja tregon se respekti fitohet me kontribut dhe përgjegjësi ndaj kombit dhe jo mbi bazë të pasurisë. Urdhri i Skënderbeut rilind sot, me dinjitetin e rifituar”, deklaroi Rama.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekoroi ish-presidentin Alfred Moisiu me “Yllin e Madh” të Urdhrit Suprem të Shqiponjës. Gjatë fjalës së tij, Begaj u shpreh se dhënia e medaljeve është një rit që tregon se nderimi publik është mirënjohje shpirtërore dhe vlerësimit të meritës. Kreu i shtetit thekson se çdo emër që thirret sot bëhet shembull të Shqipërisë. 

“Sot shënojmë njëpërvjetor tjetër, që pret një shekull hitori “100 vjetori i Urdhrit të Skënderbeut”. Ky përvjetor nuk është vetëm rikthim tek e shkuara, por rikujtesë e një standardi që duhet mbajtur. Urdhërat dhe medaljet janë një rit i shtetit, një akt përgjegjësie dhe një mënyrë që Shqipëria tregon se cilët njerëz zgjedhur për t’i mbajtur si shembull. Sot nderojnë individë që nuk kanë kërkuar duartrokitje, por kanë merituar respektin e një kombi. Faleminderit për sakrificat, çdo emër që thirret sot është një histori më vete. Janë këta njerëz të zakonshëm që me punën e tyre bëhen shembull të një Shqipërie që ecën përpara, ku aritjet dhe merita janë busulla kryesore”, tha ndër të tjera Begaj.

Në 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut, po shpërndahen medalje nderi për 22 personalitete të kombit shqiptar, që kanë shërbyer në fusha të ndryshme./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top