Spaleti si Tudor, kritika për merkaton dhe statistika që nuk bindin

Spaleti si Tudor, kritika për merkaton dhe statistika që nuk bindin

Dec 10, 2025 | 20:23






























Te Juventus vazhdon tensioni rreth rezultateve dhe zgjedhjeve teknike. Luçiano Spaleti, i ardhur për të sjellë stabilitet dhe ide më moderne, po përfundon në të njëjtat polemika që shoqëruan edhe periudhën e Igor Tudor. Trajneri italian kritikoi sinqerisht merkaton verore, duke lënë jashtë formacionit disa prej afrimeve kryesore si Xhonatan Dejvid dhe Lois Openda.

spaleti

Ky qëndrim ka ringjallur dyshimet se përbërja e skuadrës është larg nivelit që kërkon gara si Serie A dhe Champions Ligë. Në ndeshjen e fundit kundër Napolit, mungesa e një qendre të vërtetë sulmi u ndje qartë. Spaleti vendosi në fushë sulmuesin e ri turk në rolin e “9 fals”, një zgjidhje që nuk funksionoi ashtu siç pritej.

Vetëm kur Dejvid hyri në fushë dhe u vendos si organizator, Juventusi arriti golin e barazimit, duke konfirmuar se moduli i zgjedhur fillimisht nuk i përgjigjej karakteristikave të lojtarëve. Por shqetësimi kryesor nuk lidhet vetëm me skemat. Janë numrat ata që flasin më shumë se çdo tjetër. Pas 8 ndeshjesh në kampionat, skuadra e Spalettit ka një mesatare prej 1,6 pikësh për ndeshje, shumë pranë asaj që kishte me Tudorin, i cili regjistronte 1,5 pikë.

Edhe prodhimi ofensiv është thuajse i njëjtë: 1,5 gola për ndeshje me Spaletin, kundrejt 1,4 që kishte skuadra me Tudorin. Në letër, Juventus duket të ketë përmirësuar vetëm një aspekt: shkallën e goditjeve të lejuara drejt portës. Me Spaletin, skuadra pëson mesatarisht 8,5 goditje për ndeshje, shumë më pak se 14,1 që lejonte më parë. Megjithatë, pavarësisht këtij reduktimi, problem mbetet fakti që mbrojtja pëson pothuajse një gol në çdo ndeshje, duke treguar se problemi nuk është vetëm në fazën mbrojtëse, por edhe në organizimin e përgjithshëm të ekipit dhe në mungesën e menaxhimit të momenteve të lojës.

Këto statistika kanë krijuar një ndjesi zhgënjimi në mjedisin bardhezi. Ndërrimi i trajnerit nuk ka sjellë ndryshimin e pritur, ndërsa kritikat për merkaton janë gjithnjë e më të forta. Për një klub me objektiva të qartë si Juventusi, performanca e afrimeve të verës shihet si nën standard, ndërsa mungesa e një sulmuesi vendimtar vazhdon të rëndojë mbi ekipin.

Detyra për drejtuesit është e qartë: të mbyllen boshllëqet në skuadër dhe të sjellin lojtarë që mund të përshtaten me vizionin e Spallettit. Përndryshe, rreziku që sezoni të rrëshqasë sërish në mediokritet është real. Ndërkohë, trajneri kërkon kohë, por Juventus ka gjithnjë më pak durim për të pritur ndryshime që, për momentin, duken të pakta.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top