Shpopullimi i vendit/ Berisha ‘hap thesin’: 1 deri në 5 mijë euro për fëmijët që do të lindin


Shpopullimi i vendit/ Berisha ‘hap thesin’: 1 deri në 5

sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shpalosur paketën e opozitës kundër shpopullimit masiv të vendit. Në konferencën e tij të përditshme për mediat, Berisha ngriti alarmin për situatën aktuale demokrafike, duke e cilësuar si “katastrofë ekzistenciale”. 

Berisha ka listuar disa masa, të cilat sipas tij, duhet të merren që me buxhetin për vitin e ardhshëm për të frenuar largimin masiv të shqiptarëve dhe për të garantuar të ardhmen demografike të vendit. Sipas paketës së propozuar nga PD, fëmija i parë do të ketë një bonus mujor 1 mijë euro në vit, për të vijuar me pagesa për fëmijët e tjerë,  ë përcaktuara sipas rendit të lindjes.

“Për t’i dhënë një përgjigje kësaj katastrofe ekzistenciale demografike të shqiptarëve në Shqipëri, PD mendon se duhet të fillohet këtë vit me buxhetin për fëmijët që lindin dhe për fëmijët. Fëmija e parë të ketë një trajtim mujor 1 mijë euro në vit. Fëmija e dytë 2 mijë euro. Fëmija e tretë 3 mijë euro bonus. Fëmija e katërt dhe më shumë, 5 mijë euro bonus. Të gjitha këto të përllogaritura për 30 mijë lindje në vit, shkojnë 60 milionë euro sepse ne kemi përllogaritur edhe kostot e kësaj ndërhyrje. Bonusi mujor për fëmijët e lindur, ato ishin bonus i përnjëhershëm, bonusi mujor për fëmijët e lindur, me këtë buxhet, pra për vitin 2026, të jetë 50 euro për çdo fëmijë gjer në moshën 6 vjeç. 60 euro për çdo fëmijë, në moshën 6 deri 18-vjeçare. Vlera në vit për 30 mijë lindje i bie të jetë 15 milionë euro. Zero pagesë për fëmijën e tretë apo më shumë për çerdhe dhe kopshte.”, tha Berisha.

Sipas krydemokrati, Shqipëria nuk ka njohur kurrë më parë një shpopullim të tillë, teksa thotë se kjo është katastrofa më e madhe demografike në historinë e kombit. Berisha njofton se këtë çështje do të kalohet dhe mbrohet në Parlament nga opozita. 

“Natyrisht kjo paketë është vetëm hapi i parë i domosdoshëm për të shënuar një kthesë, e cila synon të shpëtojë Shqipërinë nga shkretimi i plotë i banorëve të saj. Kjo që ndodh është katastrofa më e madhe demografike në historinë e kombit.
Kurrë shqiptarët nuk kanë përjetuar një shpopullim të tillë nga asnjë pushtim, nga asnjë sëmundje, nga asnjë epidemi.
Kjo ishte çështja që desha të sjell tek ju dhe që ne do e mbrojmë në parlament.”, tha Berisha.

/ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top