Shënoi penalltinë e kontestuar që vendosi ndeshjen në “San Siro”, Szoboszlai: Tifozët e Interit ta kenë inatin me gjyqtarin, jo me mua

Shënoi penalltinë e kontestuar që vendosi ndeshjen në “San Siro”, Szoboszlai: Tifozët e Interit ta kenë inatin me gjyqtarin, jo me mua

Dec 10, 2025 | 10:32






























Dominik Szoboszlai ishte protagonist i ndeshjes mes Interit dhe Liverpulit, teksa ishte ai i cili shënoi penalltinë e kontestuar në fund të sfidës me të cilën të kuqtë triumfuan me shifrat 1-0. Lojtari u ndal pas ndeshjes para mediave dhe komentoi këtë fitore, si dhe momentet kyç të saj.

sdasdassd

“Ishte një fitore e bukur dhe e vështirë, pasi nuk është kurrë e lehtë të luash në “San Siro” dhe në Champions në përgjithësi. Ishte një fitore e pastër dhe mendoj se mund të arrijmë mes 8 ekipeve të para.

Tifozët e Interit të inatosur për penalltinë? Përse duhet të jenë?! Vendimin e mori arbitri, duhet ta kenë inatin me të, jo me mua.

Goli i anuluar? Mendoj se ishte vendimi i drejtë, ishte prekje topi me dorë dhe goditje dënimi për Interin. Por në fund na e ktheu”, ishin fjalët e futbollistit që vendosi fatin e takimit në fundin e tij.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top