Reagimi i Jamal në momentin e zëvendësimit, Hansi Flik: Pati zhgënjim, na duheshin…

Reagimi i Jamal në momentin e zëvendësimit, Hansi Flik: Pati zhgënjim, na duheshin…

Dec 10, 2025 | 7:19






























Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik e pranoi se Lamine Jamal nuk e priti mirë momentin e zëvendësimit në minutën e 89-të, në duelin ndaj Ajntrakt Frankfurt, teksa e konsideron vendimin të domosdoshëm. Pas fitores, tekniku shpjegoi arsyet taktike që e çuan të veprojë në atë mënyrë.

jamal

“Lamin pati një zhgënjim të vogël në momentin e zëvendësimit, por ai kishte një karton të verdhë dhe na duheshin këmbë të freskëta,” deklaroi Flik pas ndeshjes.

“Janë tre pikë shumë të rëndësishme. E kemi kontrolluar takimin, ishte një ndeshje shumë e vështirë. Ata u mbrojtën shumë thellë. Duhet të përqendrohemi te vetja dhe të marrim edhe gjashtë pikë të tjera,” shtoi ai, duke nënvizuar qartë objektivin për vazhdimësinë e rezultateve.

Me këtë triumf, Barcelona u ngjit në kuotën e 10 pikëve në 6 ndeshje, duke mbajtur përkohësisht vendin e 14-të.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top