Olimpiakos ka siguruar një fitore të artë jashtë fushës së vet për të ringjallur shpresat për të vazhduar më tej në Ligën e Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat 1-0 Kairat Almati në një ndeshje të pazakontë të këtij turneu.

Sfida normalisht duhej të luhej në Almati, por për shkak të temperaturave të ulëta atje, rreth 2 gradë Celcius, është zhvendosur në Astana ku temperatura ishte -21 gradë Celcius!. Duket një zhvendosje anormale por ka një shpjegim.
Stadiumi i Astanas, skuadër ku luan futbollisti Nazmi Gripshi, është ultramodern dhe përveçse ka çati lëvizëse që mbyllet, ka edhe ngrohje të brendshme.
Ndaj gjatë ndeshjes, temperatura në qytet ishte -21 gradë, por brenda në stadium me mijëra tifozë kishin shkuar të shihnin ndeshjen që luhej në temperaturë shumë më të përshtatshme. Për fatin e keq të kazakëve, ishin miqtë ata të cilët fituan me golin e Gelson Fernandes në minutën e 73-të që vendosi fatin e takimit.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL








