Markus Turam: Respekt për Liverpulin, por Interi do të japë më të mirën

Markus Turam: Respekt për Liverpulin, por Interi do të japë më të mirën

Dec 9, 2025 | 14:14






























Në prag të ndeshjes së madhe të Champions League kundër Liverpulit, Markus Turam ka folur përpara mediave së bashku me Cristian Chivun. Sulmuesi francez kërkon qetësi dhe respekt për kundërshtarin, duke larguar etiketën e favoritit, pavarësisht momentit të vështirë të anglezëve.

Markus Turam“Nuk e di nëse mund të mendojmë se jemi më të fortë se Liverpooli. Kemi besim dhe do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të madhe, si gjithmonë. Liverpuli ka shumë kampionë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë,” tha ai.

I pyetur për yllin egjiptian Mohamed Salah, Turam pranoi se nuk ka ndjekur ndeshjet e Liverpulit këtë sezon, por e njeh madhështinë e tij: “Salah është një nga më të fortët në botë, por “The Reds” ka shumë lojtarë të fortë.”

Lajme pozitive vijnë për gjendjen fizike të francezit: “Dëmtimet bëjnë pjesë në futboll, jam shëruar shumë mirë falë stafit mjekësor dhe po rikthej formën e mëparshme, ndihem mirë.”

Turam foli edhe për rolin e tij si lider në dhomat e zhveshjes: “Jemi në fillim të një rrugëtimi të gjatë, ka shumë për t’u përmirësuar. Unë përpiqem të jap shembullin në fushë, të rinjtë po shkojnë shumë mirë.”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top