Ish-trajneri i njohur, Fabio Kapelo foli në një intervistë me Gazzetta dello Sport pas humbjes 2-1 të Juventusit kundër Napolit.
“Juve po luan ngadalë, Spaleti ende nuk ka arritur t’i vërë lojtarët e tij në lëvizje shpejt, ky është realiteti. Topi lëviz ngadalë dhe nuk është shumë vertikal. Pse nuk e kemi parë ndikimin e Spaletit pas më shumë se një muaji? Ai sapo ka ardhur, po përpiqet të bëjë gjëra, të ofrojë ide dhe t’i japë ekipit më shumë personalitet”, shpjegoi ai.
“Në ndeshjen kundër Napolit, ndoshta ai ishte pak i kujdesshëm ndaj ekipit të Kontes dhe, duke e ditur forcën e mesfushës së tyre, donte të luante pa një qendërsulmues”, analizoi Kapelo.
“Megjithatë, Spaleti po përpiqet të gjejë disa zgjidhje dhe, pas tre fitoreve radhazi, ndoshta donte të merrte pikë, kështu e lexoj unë. Por ndryshimi midis dy ekipeve ishte i qartë.”
Megjithatë , sjellja e Spaletit nuk i pëlqeu shumë Kapelos, kur ai kritikoi performancat individuale të Jildiz dhe Lokatelit: “Sipas mendimit tim, është një analizë që duhej të ishte bërë dje kur shqyrtuam ndeshjen me lojtarët”, theksoi komentatori i Sky Sport.
“Nuk kishte nevojë ta thonte para medias”. Ai vazhdoi: “Mendoj se të gjithë kërkojmë më shumë nga lojtarët tanë, por tani për tani është e vështirë të thuhet kjo për Jildiz… Ndoshta ai donte t’i shtynte ata, por edhe ajo ndjenjë faji ndaj Lokateli më dukej pak e fortë”, pranoi ai.
PANORAMASPORT.AL









