Tenisti Novak Djokovic ka bërë parashikimin e tij për Botërorin 2026, duke zgjedhur skuadrat finaliste dhe triumfuesen që do ngrejë lart trofeun e artë.
Ai e sheh një finale Portugali-Meksikë në Kupën e Botës 2026 dhe ekipin e Kristiano Ronaldos si kampionë, duke habitur edhe gazetarët që e pyetën.
Deklarata e tij u bë duke folur nga Abu Dhabi, ku ishte për finalen e sezonit të Formula 1. Legjenda e tenisit, kur u pyet se cila skuadër kombëtare mendon se do ta fitojë Kupën e Botës dhe cilët do të jenë finalistët, la mënjanë favoritët klasikë dhe “votoi” për Portugalinë dhe… Meksikën.
“Do të jem i drejtpërdrejtë: Portugalinë… dhe ata do ta mposhtin Meksikën në finale”, tha ai në mënyrë karakteristike.
Kur gazetari e pyeti pse nuk i futi në ekuacion fuqitë tradicionale si Spanja ose Franca, Djokovic këmbënguli:
“E di, prandaj thashë se do të jem i drejtpërdrejtë. Portugalia do të arrijë në finale dhe do ta fitojë atë!”
Nëse superylli serb konfirmohet, do të ishte një arritje historike, pasi Portugalia nuk e ka fituar kurrë Kupën e Botës, ndërsa Meksika nuk është paraqitur kurrë në një finale.
Ndërkohë, Kupa e Botës 2026, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, do të jetë shansi i fundit i madh i Cristiano Ronaldos për të ngritur trofeun që i ka munguar karrierës së tij të shkëlqyer.









