Merr zyrtarisht detyrën, betohet kryetari i ri i bashkisë Berat, Ervin Ceca: Mandati im për t’i shërbyer qytetarëve!


Merr zyrtarisht detyrën, betohet kryetari i ri i bashkisë Berat, Ervin

 Ervin Ceca

BERAT– Ervin Ceca ka kryer sot betimin si kryetar i Bashkisë Berat, pas fitores në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit nën siglën e Partisë Socialiste. Në ceremoninë që u zhvillua brenda KëshillitBashkiak, Ceca u betua para përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe atij qendror, përfaqësues të klerit, si dhe këshilltarë të Partisë Socialiste, ndërsa munguan përfaqësues të opozitës. 

Në fjalën e tij, Ceca u zotua për t’i shërbyer qytetit me integritet, profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Mandatin e tij në krye të Bashkisë, Ceca e cilësoi një përgjegjësi e madhe dhe një angazhim solemn përpara çdo qytetari të Beratit.

“Mandatimi im nga ky këshill bashkiak është një përgjegjësi e madhe dhe një angazhim solemn përpara çdo qytetari të Bashkisë Berat. Ky është një moment që nuk e konsideroj formal, por një thirrje për t’i shërbyer qytetit me integritet, profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Ky mandat do të jetë zhvillimi i punës së nisur në qytetin e Beratit; çdo vendim, projekt apo investim do të ketë si qëllim përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve tanë”, tha Ceca.

Ceca, i cili e kishte mbajtur detyrën e kryetarit të Bashkisë Berat për rreth 7 muaj para zgjedhjeve të nëntorit, fitoi mandatin e parë në drejtim të Bashkisë së Beratit përballë kandidatit të pavarur Pavlo Shkarpa me mbi 83% të votave. Ervin Ceca, do të jenë në postin e kryebashkiakut vetëm një vit e gjysmë, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të radhës lokale, të planifikuara për pranverën e vitit 2027. 

Në zgjedhjet e 9 nëntorit, Partia Socialiste siguroi një fitore të thellë në Berat, ku kandidati Ervin Ceca siguroi 13 mijë e 050 vota ose 83.35%, 11 mijë vota më shumë se Pavlo Shkarpa, kandidati i mbështetur nga PD, i cili mori vetëm 2 mijë e 607 vota (16.65%). /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top