Real Madridi po kalon një nga periudhat më të vështira pas humbjes përballë Selta Vigos, me grupin e lojtarëve që nuk është më i qetë dhe me trajnerin Çabi Alonso i cili raportohet se rrezikon seriozisht ta mbyllë para kohe projektin e tij që ishte ideuar si trevjeçar.

Gazetari i njohur Edu Aguirre, ka shpjeguar në emisionin më të ndjekur sportiv në Spanjë, “El Chiriguito”, atë që ka ndodhur në dhomën e zhveshjes në “Bernabeu” menjëherë pas humbjes me Selta Vigon.
“Çabi Alonso nuk ka hyrë asnjë sekondë të vetme në dhomën e zhveshjeve. Ai nuk kishte asnjë kontakt me lojtarët”, tha fillimisht Aguirre i cili më pas zbuloi edhe debatet mes futbollistëve.
“Një pjesë e lojtarëve të Real Madrid ishin të inatosur me gjykimin, por të tjerë thanë që ishte një justifikim m*** dhe se “La Liga po e humbim vetë””, zbuloi ai debatet mes futbollistëve madrilenë.
PANORAMASPORT.AL








