“Rama e ka mbushur kupën”! Berisha paralajmëron nga “Foltorja”: Nisim protesta të fuqishme!


"Rama e ka mbushur kupën"! Berisha paralajmëron nga

sali berisha

TIRANË- Opozita zhvilloi këtë të hënë “Foltoren” e radhës përpara Kryeministrisë, vend të cilin kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar “Sheshi i Lirisë”. Lideri demokrat ka drejtuar akuzat vazhdueshme ndaj kryeministrit Rama, sipas të cilit, meriton çdo ndëshkim si ‘vjedhës i dhjetëra e dhjetëra milionave’.

Teksa mbajti fjalën e tij para protestuesëve, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të përgatiten për protesta të fuqishme. Sipas kreut të demokratëve, protestat do t’u rikthejnë shqiptarëve të ardhmen, nderin dhe Shqipërinë.

“Edi Rama ka mbushur jo kupën, por çdo gjë. Meriton çdo ndëshkim me këto që i ka bërë kombit. Tani, pasi është kapur vjedhës i dhjetëra e dhjetëra milionave, përpiqet me çdo kusht të mbrojë vjedhjen e tij, vjedhjen e ministrave të tij. Është koha jonë, është koha e guximtarëve, është koha me ideale, është koha e njerëzve që e duan Shqipërinë. Ndaj dhe u ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme, protestat me të cilat ne do iu rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë.”, është shprehur Berisha.

/ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top