Deklaratat e Mohamed Salah kundër Liverpulit dhe trajnerit Arne Slot i kanë kushtuar shtrenjtë sulmuesit egjiptian. Ky i fundit u ankua se po bëhej pa të drejtë fajtor për situatën e ekipit dhe se nuk e donin më në klub, duke bërë të qartë se po mendonte largimin.

Deklaratat pushtuan mediat ndërkombëtare dhe kanë kthyer Salah shumë shpejt në një objektiv kritikash, pasi vinin në një moment kur Liverpuli nuk po kalonte ditët e tij më të mira.
Dhe vetë klubi e trajneri Slot kanë marrë vendim drastik për egjiptianin i cili ndeshjet e fundit kishte qëndruar në pankinë.
Ai është lënë jashtë skuadrës e cila do të udhëtojë drejt Italisë për t’u përballur me Interin në Ligën e Kampioneve. Lojtari ka qenë rregullisht në stërvitje të dielën dhe të hënën, por klubi nuk e ka përfshirë në listë për këtë ndeshje, duke bërë të qartë se tashmë e ardhmja e Salah është e shkruar dhe ndoshta nuk do të veshë më fanellën e të kuqve ku për shumë video ishte idhulli i tifozëve.
PANORAMASPORT.AL








