Lionel Mesi iu bashkua në mënyrë të sikletshme David Bekam në një valle konga pasi Inter Majemi fitoi Kupën MLS. Pati skena gëzimi pasi skuadra nga Florida fitoi titullin e saj të parë në MLS.
Si Mesi ashtu edhe shoku i tij i skuadrës në Argjentinë, Rodrigo De Pol, morën pjesë në festën pas fitores dhe dukeshin pak në siklet.
Bashkëpronari i klubit, Bekam, buzëqeshte teksa kërcente, i ndjekur nga disa lojtarë. “Pleshti” dhe De Pol gjithashtu u bashkuan, por nuk i ngritën krahët mbi supet përpara tyre dhe dukeshin mjaft të painteresuar.
Një tifoz komentoi: “Mesi ka qenë pjesë e shumë kongave. Ai thjesht do të shkojë në shtëpi për të fjetur 🤣😭”
Një tjetër shkroi: “Mesi duket më pak entuziast atje 😭😭”
Një i tretë komentoi: “Ai duket sikur është detyruar të marrë pjesë lol.”
PANORAMASPORT.AL








