VIDEO/ 19 vite pritje, Selta Vigo thyhen “makthin” dhe mposht Realin në “Bernabeu”! Madrilenët e mbyllin ndeshjen me 9 lojtarë, Barça fluturon në… +4

VIDEO/ 19 vite pritje, Selta Vigo thyhen “makthin” dhe mposht Realin në “Bernabeu”! Madrilenët e mbyllin ndeshjen me 9 lojtarë, Barça fluturon në… +4

Dec 8, 2025 | 7:10






























Pritja 19-vjeçare, me plot 22 ndeshje pa fitore, ka marrë fund për Selta Vigon, që ka thyer “makthin”, duke mposhtur Real Madridin me rezultatin 0-2, në një duel që rezultoi dramatik për skuadrën e Çabi Alonsos, që e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Fran Garsias dhe Karreras, që u përjashtuan nga ndeshja në minutat 64 dhe 90+2. Golat për miqtë i shënoi Svedberg në minutat 53 dhe 90+3.

selta2

Kjo ishte humbja e dytë në 16 javë kampionat për Realin, që tashmë e shikon veten në vendin e dytë me diferencë 4 pikë nga Barcelona. Duelin e radhës madrilenët e luajnë në transfertë ndaj Alavesh.

Vlen të theksohet fakti se fitorja e fundit e Selta Vigosë në “Bernabeu”, datonte në nëntor të vitit 2006. Reali tani kanë fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat, ndërsa presioni rritet mbi trajnerin Alonso.

FT REAL MADRID-SELTA VIGO 0-2

Svedberg 54′, 90+3′

GOLI I DYTË I SVEDBERG: VIDEO 

GOLI I SVEDBERG: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE

saggsgd

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top