Nuk kishte ndodhur që nga viti 1987, “Diego Armando Maradona” kthehet në fortesë për Napolin

Nuk kishte ndodhur që nga viti 1987, “Diego Armando Maradona” kthehet në fortesë për Napolin

Dec 7, 2025 | 22:58






























Viti 2025 po rezulton i artë për Napolin për sa i përket ndeshjeve në shtëpi. Skuadra kampione ka regjistruar 13 fitore dhe 4 barazime në ndeshjet brenda, të zhvilluar deri tani në “Diego Armando Maradona”. Ky është hera e parë që ndodh një gjë e tillë që prej vitit të largët 1987, duke rikthyer te tifozët ndjesinë e një epoke të artë.

G7mOdYTW0AIme7V

Dominimi në fushën e tyre është bërë një nga armët kryesore të Napolit. Atmosfera në Maradona ka qenë shpesh vendimtare, me skuadrën që ka ditur të reagojë në momente të vështira dhe të vulosë pikë të rëndësishme edhe ndaj rivalëve direktë.

Sot, Napoli jo vetëm udhëheq renditjen, por dërgon edhe një mesazh të qartë: stadiumi i tyre është një fortesë.

Tifozët e Napolit kanë arsye të festojnë. Viti 2025 ka qenë i mbushur me momente të paharrueshme, gola spektakolarë dhe fitore të rëndësishme.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top