Serxhio Ramos e mbyll me skuadrën meksikane, është gati të ribashkohet me ish-shokun e tij te Reali

Serxhio Ramos e mbyll me skuadrën meksikane, është gati të ribashkohet me ish-shokun e tij te Reali

Dec 7, 2025 | 19:19






























Serxhio Ramos ka zhvilluar zyrtarisht ndeshjen e tij të fundit për Monterrej, me klubin që konfirmoi largimin e tij para skadimit të kontratës më 31 dhjetor 2025.

2025-02-23T022609Z_374308157_UP1EL2N06RK7R_RTRMADP_3_SOCCER-MEXICO-MTY-ASL-REPORT

Ky njoftim vjen vetëm disa ditë pasi u raportua se mbrojtësi 39-vjeçar po kërkon një rikthim sensacional në futbollin evropian.

Skuadra e tij u mposht 3-2 nga Toluka dhe u eliminuan nga Play-Off i ligës meksikane ndërsa Ramos shënoi njërin gol nga penalltia. Spanjolli mbylli aventurën meksikane me 34 ndeshje të zhvilluara, ku ka shënuar tetë gola me këtë skuadër.

Ramos i është vetëofruar Milanit dhe dëshiron të ribashkohet me ish-shokun e tij te Real Madrid, Luka Modriç. Veterani e sheh një transferim në Serie A si kapitullin ideal të fundit të karrierës së tij, ndërkohë që nuk e ka humbur shpresën për t’u bërë pjesë e përfaqësueses së Spanjës në Kupën e Botës 2026.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top