LIVE TIRANA-PARTIZANI / Një gol dhe pak raste për t’u shënuar, mbyllet pjesa e parë e derbit (VIDEO)
Derbi i kryeqytetit sot luhet për tre pikë të rëndësishme për klasifikimin, por mbi të gjitha për prestigjin që mbart një ndeshje e tillë për tifozeritë përkatëse.

Sigurisht pikët janë të rëndësishme, kryesisht për Tiranën që gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit dhe gjithashtu për Partizanin, që kërkon t’u kthehet fitoreve në derbi dhe të ngjitë shkallë në klasifikim drejt objektivit të katërshes së parë.
Të dy trajnerët janë “sajuar” mes mungesave të rëndësishme. Nuhiu ka bërë një revolucion të plotë te Tirana, duke e nisur derbin me Voglin e Taren në sulm nga minuta e parë, ashtu si edhe të sapoafruarin Ndong në mbrojtje.
Ndërsa te Partizani, Kërnaja i ka besuar Kotes një vend në rreshtimin titullar, teksa ka në stol në gjendje gatishmërie emra të rëndësishëm të të kuqve si Skuka, Bintsuka, Buxhelaj e Sembene.
LIVE TIRANA-PARTIZANI 0-1
7′ Hjumën
NGJARJET KRYESORE
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 1-0 për Partizanin.
45’+2’ Kote në zonë vë përsëri në provë reflekset e Tafas, pritja e të cilit bëhet “e pavlefshme” për një prekje topi me dorë nga futbollisti i Partizanit gjatë aksionit. (VIDEO)
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
44’ Në goditjen e dënimit, topi devijohet jashtë, por gjyqtari jep faull për ngritjen e këmbës në mënyrë të rrezikshme të Dembele. (VIDEO)
43’ Janjeva ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Haxhiut.
42’ Toma ndëshkohet me karton të verdhë.
38’ Haxhiu ekzekuton vetë, por çon sferën shumë larg mbi traversë. (VIDEO)
37’ Haxhiu depërton mes fanellave të Partizanit dhe detyron Markun t’i bëjë faull pa hyrë në zonë. (VIDEO)
34’ Një top në thellësi i bardhebluve gjen Tabeku, por gjuajtja e këtij të fundit me kokë shkon jashtë. (VIDEO)
27’ Momente rrëmuje në zonën e Tiranës, ku një inkursion nga e djathta vë në panik prapavijën bardheblu, me Dembele i cili në fund fluturon sferën sa më larg që mundet.
22’ Tjetër zbritje e shpejtë e Partizanit me topin që shkon te Toma, Valerianos devijon paksa për të bërë më të vështirë gjuajtjen e sulmuesit që shkon jashtë. (VIDEO)
21’ Marku del në të djathtën dhe harkon në zonë ku Toma vë në provë Tafas. Aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)
14’ Tabeku nga e djathta nis një harkim në qendër ku Tare nuk mund të arrijë. (VIDEO)
13’ Haxhiu merr topin nga e majta dhe gjuan menjëherë, duke dërguar sferën mbi traversë.
7’ GOOOL PARTIZANI! Pas zhvillimit të një goditje këndi, topi shkon te Hjumën i cili i vetëm para Tafas dërgon sferën në rrjetë. (VIDEO)
3’ Vera harkon nga e djathta e sulmit, çon sferën direkt në duart e Qirkos.
1’ Nis dueli në ”Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE
TIRANA: Tafas, Vera, Ndong, Dembele, Valerianos, Meta, Rafael, Haxhiu, Vogli, Tabeku, Tare.
Trajner: Ardijan Nuhiu
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Marku, Bytyçi, Dumbia, Ismaili, Hjumën, Kote, Isgandarli, Toma
Trajner: Oltijon Kërnaja
PANORAMASPORT.AL








