VIDEO/ Tronditet përsëri Roma pretendente për Serinë A, Kaljari e dominon dhe merr tre pikët

VIDEO/ Tronditet përsëri Roma pretendente për Serinë A, Kaljari e dominon dhe merr tre pikët

Dec 7, 2025 | 17:55






























Roma nuk po kalon një moment të mirë të sezonit dhe kjo u pa sot, teksa skuadra e drejtuar nga Xhampiero Gasperini u mund me shifrat 1-0 nga Kaljari në transfertë.

sdffdsfsdfsdsfdfsdfds

Nuk ishte vetëm rezultati ai që shqetëson për momentin e verdhekuqve, në humbjen e dytë radhazi në kampionat, por edhe loja, pasi skuadra dhuroi pak gjëra në fazën ofensive. Kaljari diktoi ritmin dhe kërkoi golin më shumë që në pjesën e parë, teksa iu bë më e thjeshtë në fraksionin e dytë kur që  në start Ccelik i Romës u ndëshkua me të kuq.

Në fund ishte Gaetano ai i cili ia doli që pas shumë sulmeve të Kaljarit, të tundte rrjetën e Svilar, duke shënuar golin e fitores 1-0 që largon sardët nga zona e ftohtë e renditjes, por edhe i shkakton probleme Romës në objektivat e saj për të luftuar për titullin në Serinë A.

Goli i Gaetano (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top