Penalltia e humbur nga Kristjan Asllani në ndeshjen ndaj Leçes ka qenë temë diskutimi gjatë gjithë kësaj jave në Itali. Por për trajnerin e Torinos, Marko Baroni, mesfushori nuk duhet të fokusohet të ajo, por të qëndrojë i qetë në rrugëtimin që po bën me klubin.

“Në stërvitje Asllani i ka gjuajtur gjithmonë mirë penalltitë, nuk është penalltia e parë që gjuan. Fakti që ai dëshiroi të shfaqej në konferencë është për t’u vlerësuar, përgjegjësia është e imja që vendos gjuajtësit e penalltive.
Ai dëshironte që ta gjuante që në ndeshjen e mëparshme, por Ishte Vlashiç që është i pari. Kanë gabuar edhe kampionë shumë të mëdhenj në kompeticione të tjera, Asllani duhet të qëndrojë i qetë dhe po rritet. Ai duhet të bëjë më shumë pa u kushtëzuar nga penalltia e humbur”, tha trajneri para gazetarëve në konferencë për ndeshjen ndaj Milanit në Serinë A.
I pyetur se si ishte hierarkia e gjuajtësve, Baroni bëri gjithçka të qartë. “Vlashiç dhe Asllani janë të parët, pastaj ndaj Atalantës caktova të gjuante Zapata se më dukej e drejtë ashtu. Vitin e kaluar u alternuan Zapata dhe Adams… Nesër do të vendos listën në dhomat e zhveshjeve, por brenda, jo jashtë, pasi nuk duhet ta shpërndajmë”, tha trajneri i Torinos.
PANORAMASPORT.AL








