Presidentja e KE: Investojmë 1 mld euro në Shqipëri! Rama: Në Bruksel nuk të dhuron askush asgjë, duhet ta fitosh


Presidentja e KE: Investojmë 1 mld euro në Shqipëri! Rama:

edi rama dhe ursula von der leyen

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri Edi Rama, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat, pas takimit të zhvilluar mes tyre në godinën e qeverisë. Zyrtarja e lartë europiane, tha se Shqipëria ka ecur me shpejtësi rekord drejt integrimit europian dhe gjithashtu shtoi se do të mbështesë vendin tonë për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027.

“Shqipëria është në rrugën e duhur për integrimin në Bashkimin Europian. Dua të theksoj që është një progres i mrekullueshëm, shpejtësi rekord. Qëllimi juaj është të mbyllni negociatat në vitin 2027 dhe ne do të jemi me ju në çdo hap të kësaj rruge”, tha Von der Leyen, ndërsa shtoi: “Sepse momenti gjeopolitik është tani. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka riformësuar kontinentin tonë dhe çdo vend europian duhet të zgjedhë vendin e tij. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj mjaft të qartë”.

Sa i takon investimeve që BE do të kryejë në Tiranës, sipas Von der Leyen ato do të jënë rreth 1 miliardë euro, dhe do të jenë të fokusuara për të mbështetur dhe shërbyer reformave në vend. Nga ana tjetër, presidentja e KE tha se vitin e ardhshëm do të hiqen të gjitha tarifat e Roaming mes BE-së dhe Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij u shpreh se Shqipërisë nuk i është dhuruar asgjë në Bruksel, dhe gjithçka po e fiton në sajë të reformave që janë ndërmarrë.

“Në Bruksel nuk të dhuron njeri asgjë, por duhet t’i fitosh ato. Nuk do ndodhte ky proces me këtë shpejtësi nëse nuk do të kishte vullnet. Është i gjithë BE që prej disa kohësh e shoh që ska lëkundje fare që duhet mbështetur procesi i anëtarësive të reja, Ballkanit Perëndimor, duhet mbështetur Shqipëria. Prandaj kjo sintoni është e plotë”, u shpreh Rama, ndërsa u pyet dhe në lidhje me kritikat që ai herëpashere ka pasur për vetë BE-në.

“Pyetja që mu drejtua mua ishte mbreslënëse për faktin se ne, edhe unë personalisht, besojmë këtë që themi, por bazuar mbi këtë besim ne zhvilluam para pak kohësh edhe një fushatë të tërë zgjedhore, kur iu kërkuam shqiptarëve të na japin mbështetjen, të na japin një mandat të fortë, për Shqipërinë 2023 në BE, kështu që në këtë kuptim, pyetja është drithëruese, ndërkohë që përsa i përket çfarë kam thënë unë për BE, tanimë ka një kohë relativisht të gjatë që kam thënë ato që kam thënë dhe nuk i heq asnjë presje sepse në atë kohë PE i propozonte Këshillit të hapnte negociatat dhe Këshilli refuzonte për shkak të dy apo tre vende që refuzonin”, deklaroi Rama./ZËRI 

Poll



Source link

Scroll to Top