VIDEO/ Pikë e rëndësishme në transfertë, Qazim Laçi bën protagonistin te Rizespor

VIDEO/ Pikë e rëndësishme në transfertë, Qazim Laçi bën protagonistin te Rizespor

Dec 7, 2025 | 7:27






























Qazim Laçi u shndërrua në protagonist në barazimin 1 me 1 që skuadra e Rizespor regjistroi në transfertë ndaj Koniasporit të Enis Bardhit.

bandicam 2025-12-06 23-33-01-675

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, dhuroi një asist perfekt në minutën e 45+1-të, i cili u shndërrua në gol nga Akajdin. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0 me 1, teksa vendasit gjetën golin e barazimit në minutën e 66-të me Najir.

Ky ishte asisti i tretë në 14 javë kampionat për 29-vjeçarin, i cili gjithashtu ka shënuar edhe 1 gol.

Skuadra e Laçit, në 15 javë ka siguruar 15 pikë, duke u pozicionuar përkohësisht në vendin e 12-të, vetëm 2 pikë larg zonës së ftohtë të rënies nga kategoria.

ASISTI I QAZIM LAÇIT: VIDEO

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top