Donald Trump zhvillon bisedë telefonike me Cristiano Ronaldon: Futbollisti i madh, nuk ka më të mirë se ai!

Donald Trump zhvillon bisedë telefonike me Cristiano Ronaldon: Futbollisti i madh, nuk ka më të mirë se ai!

Dec 6, 2025 | 20:41






























Me një postim në platformën Truth Social, Donald Trump zbuloi se ka marrë një telefonatë nga Cristiano Ronaldo.

maketa-cristiano-trump

Në postimin e tij, presidenti amerikan nuk fshehu admirim për superyllin portugez të futbollit, duke e përshkruar si “një njeri të jashtëzakonshëm, jo vetëm si sportist, por edhe si person”. Trump shtoi se “nuk ka më të mirë se ai”.

“Cristiano Ronaldo, futbollisti i madh, sapo më telefonoi për të më falënderuar për vizitën që i bëra këtë javë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Zyrën Ovale. Ai është një tip i pabesueshëm, jo vetëm si atlet, por edhe si njeri. Nuk ka më të mirë se ai!!!”, shkruan Trump.

ronaldo-trump

Kujtojmë se muajin e kaluar, Ronaldo u ndodh në Uashington si pjesë e një delegacioni saudit që vizitoi kryeqytetin amerikan dhe u prit nga presidenti Trump në Zyrën Ovale.

Gjatë vizitës, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, u shoqëruan personalisht nga Trump në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, duke kaluar në korridore të dekoruara me portrete historike dhe tablo me korniza të arta.

Turi përfundoi në Zyrën Ovale, ku presidenti amerikan i priti ngrohtësisht dhe u fotografua me ta.

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top