VIDEO/ Gol dhe asist me kryesuesit e kampionatit, futbollisti shqiptar dhuron “show” në Ukrainë

VIDEO/ Gol dhe asist me kryesuesit e kampionatit, futbollisti shqiptar dhuron “show” në Ukrainë

Dec 6, 2025 | 20:56






























Skuadra e LNZ Çerkasy shënoi fitore të rëndësishme 3 me 0 ndaj Obolon në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në elitën e futbollit ukrainas. 

jashari

Një performancë të jashtëzakonshme regjistroi mesfushori shqiptar i Kosovës, Muharrem Jashari, i cili asistoi te goli i parë dhe shënoi golin e tretë të sfidës, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij, që arkivoi suksesin e katërt radhazi në kampionat.

Ky ishte goli i dytë në 13 javë për Jasharin si dhe asisti i tretë. Nga stoli në këtë duel u aktivizua edhe mbrojtësi Dajko, i cili në të kaluarën ka qenë edhe kapiten i Laçit. Skuadra e LNZ Çerkasit kryeson kampionatin me 32 pikë në 15 javë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top