Spaleti dhe Konte përballë emergjencës, ndeshja që kërkon shpikje taktike në Itali

Spaleti dhe Konte përballë emergjencës, ndeshja që kërkon shpikje taktike në Itali

Dec 6, 2025 | 17:18






























Sfida Napoli–Juventus vjen në një moment të vështirë për të dyja skuadrat, me mungesa të shumta që i detyrojnë trajnerët Antonio Konte dhe Luçiano Spaleti të rishpikojnë mënyrën e lojës. Lista e lojtarëve jashtë shkak dëmtimesh është e gjatë dhe kërcënon të ndikojë drejtpërdrejt në balancat e ndeshjes.

Spaleti Konte

Te Napoli, përveç mungesës së rëndësishme të Lukakut, Konte nuk do të ketë në dispozicion as De Brojne, Anguisa, Gilmour dhe Lobotka. Humbje kyçe që prekin jo vetëm fazën krijuese, por edhe stabilitetin në mesfushë, duke e detyruar trajnerin të ndërtojë një qendër loje alternative.

Për këtë arsye, Napoli pritet të shfaqet me një mesfushë të përzier mes energjisë së MekTominei dhe teknikës së Elmasit, ndërsa Neres dhe Lang do të marrin përgjegjësinë kreative prapa sulmuesit Hojlund. Edhe te Juventusi situata nuk është aspak më e lehtë. Spaleti nuk do të ketë në dispozicion Bremerin, Ruganin dhe Gatin, duke lënë mbrojtjen në emergjencë totale. Për më tepër, mungesa e Vlahoviç prek rëndë repartin ofensiv, duke e detyruar trajnerin të kërkojë alternativa brenda skemës 3-4-2-1.

Kelli pritet të udhëheqë mbrojtjen, ndërsa për para sulmuesit Dejvid do të operojnë Ildiz dhe Konseisao. Për të dy trajnerët, theksi bie te improvizimi. Me një numër kaq të madh mungesash, çdo zgjedhje merr peshë strategjike, dhe çdo detaj mund të bëjë diferencën.

Konte ka vendosur të mos flasë para ndeshjes, duke futur skuadrën në një atmosferë të plotë përqendrimi, ndërsa Spaleti po kërkon mënyrën më të mirë për të ruajtur ekuilibrat e ekipit. Në këtë ndeshje të emergjencës, ku kreativiteti bëhet detyrim, Napoli dhe Juventusi pritet të sjellin një duel taktik të hapur, ku forca e grupit dhe aftësia për të zgjidhur situata të vështira mund të përcaktojnë fatin e sfidës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top