Sarri e tradhtoi duke e përjashtuar edhe nga Kupa, zbulohet paga e majme që përfiton Hysaj te Lacio

Sarri e tradhtoi duke e përjashtuar edhe nga Kupa, zbulohet paga e majme që përfiton Hysaj te Lacio

Dec 5, 2025 | 21:25






























Elseid Hysaj duket se ka hyrë në kapitullin e fundit të aventurës së tij te Lazio. Fillimisht, Lacio e la jashtë listës së Serisë A rreth dhjetë ditë më parë, duke e justifikuar vendimin me dëmtimin që Hysaj pësoi kundër Anglisë.

-1000-0-Hysaj-Sarri

Megjithatë, sinjalet e fundit tregojnë se situata ka kaluar përtej aspektit fizik. Trajneri e ka lënë sërish jashtë edhe për Kupën e Italisë, në duelin ndaj Milanit, pavarësisht se për këtë kompeticion lejohet grumbullimi i të gjithë lojtarëve të gatshëm. Lista e publikuar nga stafi teknik nuk përfshin emrin e Hysajt, një lëvizje që mediat italiane e interpretojnë si konfirmim se mbrojtësi nuk bën më pjesë në planet e klubit.

Ndërkohë “transfermarkt.it” ka zbuluar edhe shumën që përfitojnë 20 lojtarët te Lacio, teksa bie në sy paga e lartë e mbrojtësit shqiptar. Elseid Hysaj merr bruto 3.7 milionë euro në vit, i katërti më i paguar te kryeqytetasit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top