Shorti i Botërorit 2026, Roberto Baggio: Shpresoj që Italia të jetë aty! USA ’94, një histori e bukur me fund të hidhur

Shorti i Botërorit 2026, Roberto Baggio: Shpresoj që Italia të jetë aty! USA ’94, një histori e bukur me fund të hidhur

Dec 5, 2025 | 19:19






























Legjenda e futbollit italian, Roberto Baggio, është rikthyer të flasë për Kupën e Botës dhe emocionet që e lidhin me turneun më të madh të futbollit.

baggio infatino

Në një intervistë për FIFA-n, “Il Divin Codino” shprehu dëshirën e tij më të madhe: të shohë Italinë sërish në skenën më të rëndësishme në Botërorin 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

“Shpresoj që Italia të mos i zhgënjejë tifozët”

Baggio theksoi se kualifikimi është i rëndësishëm jo vetëm për futbollin italian, por edhe për komunitetet e mëdha të emigrantëve:

“Shpresoj që Kombëtarja italiane të jetë aty, sepse ka shumë bashkëatdhetarë që jetojnë në Amerikë dhe duan ta shohin Italinë protagoniste. Dëshira ime është që të mos i zhgënjejmë të gjithë këta njerëz plot pasion dhe dashuri për ngjyrat tona”.

Kujtimet e USA ’94: një histori e bukur me fund të hidhur

Rikthimi i Botërorit në SHBA sjell menjëherë ndërmend edicionin e vitit 1994, kur Baggio udhëhoqi Italinë deri në finalen e famshme të Pasadena-s, të humbur me penallti kundër Brazilit.

“Ka qenë një moment fantastik… përveç finales, ku isha protagonist në mënyrë negative. Por e gjithë ajo eksperiencë ishte e mrekullueshme dhe unike. Do ta mbaj mend gjithë jetën”.

Baggio dha edhe një mesazh për futbollistët e rinj:

“Shpresoj që brezat e rinj t’i përjetojnë ato emocione me të njëjtin pasion si ne. Mundësitë nuk kthehen më, ndaj secili duhet të japë 100% për të mos pasur pengje”.

Baggio mbështet Botërorin me 48 ekipe

Ish-numri 10 i Italisë u shpreh pozitivisht për zgjerimin e turneut në 48 skuadra, një risi që FIFA do të zbatojë në 2026:

“E shoh si një mundësi shumë të rëndësishme. Gjëja më e bukur është që kaq shumë ekipe të reja do të mund të marrin pjesë në këtë event”.

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top