Barcelona ka zyrtarizuar marrëveshjen me Erik Garsian. Mbrojtësi i katalanasve firmosi kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2031, duke pranuar rinovimin.

24-vjeçari është bërë titullar i padiskutueshëm në këtë edicion. Për këtë edhe Flik vazhdon ta llogarisë në projektin e tij.
Garsia numëron 135 paraqitje me ekipin e parë. Gjatë kësaj kohe madje është autor i shtatë golave. Në Spanjë ka luajtur edhe për Zhironën, ndërsa eksperiencën e vetme jashtë e regjistron me Mançester Sitin.
PANORAMASPORT.AL








