“Na keni bërë tabelë qitje”! Berisha i fton në tryezë, aleatët “ia thonë troç”: Pas zgjedhjeve, na mbyllni telin…


"Na keni bërë tabelë qitje"! Berisha i fton në

nard ndoka-sali berisha-adriatik alimadhi

TIRANË- Kreydemokrati Sali Berisha është përballur me kritika të forta nga aleatët opozitarë. Në tryezën e organizuar nga Berisha për të diskutuar për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, zërat më kritikë ishin kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, si dhe kreu i Partisë Demokritianë, Nard Ndoka. 

Pas një bashkëpunimi prej 20 vitesh, kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka ngritur shqetësimin e tij sa i përket mënyrës së bashkëpunimit brenda force politike. Krahas problematikave aktuale në opozitë, Alimadhi është shprehur se mes tyre mungon bashkëpunimi, teksa thotë: “Na bie rrallë rasti se para zgjedhjeve ju na ftoni dhe më pas nuk na pyesni ose e mbyllni telefonin dhe s’doni t’ia dini për ne.”

“Na lejoni ta shtrimë pak më shumë takimin sepse dihet nga problematikat që ne kemi, na bie rrallë rasti se para zgjedhjeve ju na ftoni dhe më pas nuk na pyesni ose e mbyllni telefonin dhe s’doni t’ia dini për ne. Është e çuditshme. Kam një bashkëpunim për 20 vjet dhe se kam gjetur një respekt të tillë. E them me keqardhje. Pa një bashkëpunim që personalisht e kam ngritur në çdo takim opozitar, bashkëpunimi në nivel lokal me kryetarët tanë të opozitës asnjëherë nuk është realizuar. Ju mendoni dhe flisni për Ramën, ai ka kapur sistemin dhe fati jonë jo i mirë prodhon këto mandate. Tani te sistemi është shumë problem kjo. Unë personalisht, e mora mandatin dhe kam qenë i vetmi deputet me kohë të pjesshme dhe e kam kundërshtuar. Mos thoni ju se nuk bashkëpunoni. Nuk është e mirë të na e vini ne, se edhe ata ishin kandidatë ku të zgjedhur vendosën nga lista e PD. Pra kam qenë i vetmi që kam kundërshtuar dhe nuk kam votuar thuajse asnjë ligj dhe kam qenë opozitari i vetëm“, tha Alimadhi.

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka drejtuar kritika të ashpra për PD-në, që sipas tij, sa herë humbasin zgjedhjet partitë e vogla aleate “bëhen tabelë qitje” dhe marrin përsipër fajin e humbjes. Sa i përket zgjedhjeve në të cilat kanë shënuar humbje të vazhdueshme, Ndoka fajëson kodin e ndryshuar zgjedhor në 2018, të cilin ai vetë e ka kundërshtuar. teksa akuzon kryeministrin Rama për presione e blerje votash, sipas Ndokës: “Si ka bërë në mënyrë të njëanshme, ka pasur bashkëpunim për interesa të përbashkëta, qoftë edhe me Bashën, heqja e koalicioneve klasike i dha goditjen përfundimtar e pluralizmit”

“Do ishte e rëndësishme një konsultë para se të merrej nisma për ngritjen e këtyre dy komisioneve. Gjithë ne por edhe ata që na kanë mbështetur në këto zgjedhje, menduan se do ketë një kauzë për votën, e protesta, qëndrime parlamentare. Të gjithë e dimë sa të jetë Rama krye nuk do të ketë zgjedhje, por vërejmë se sa të jetë Rama krye ne ulemi dhe bëjmë prapë reformë me të. Kjo nxitje të lë pak shije të hidhur, për faktin që asnjëherë s’ka nis kuvendi me ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore, reforma është bërë pasi është marrëraporti i ODIHR dhe është konsultuar e studiuar. E shoh të keqen e zgjedhjeve që kemi kaluar ndër vite tek kodi zgjedhor tek ndryshimi 2018-ës. Ka tjetërsuar realitetin e përfaqësimit politik, i ka dhënë goditje të rëndë pluralizmit, unë në atë kohë e kam kundërshtuar  me grevë urie me metën dhe disa deputetë të kuvendit të Shqipërisë që kuptuam që po goditet pluralizmi, ju tentuar për interesat tuaj ta ktheni skenën politike në bipolare, në një kohë që Shqipëria kishte pak vite pluralizëm. Rama si ka bërë në mënyrë të njëanshme, ka pasur bashkëpunim për interesa të përbashkëta, qoftë edhe me Bashën, heqja e koalicioneve klasike i dha goditjen përfundimtar e pluralizmit. Kam dyshimet e mia që bash ai mbylli sytë se kishte interesat e tij për të goditur edhe LSI edhe Partinë Demokristiane. S’kemi fituar zgjedhje, si ka mundësi që se shohim të keqen tek sistemi. PD ne 2009, kemi marrë 70 mandate. Nuk e kemi kaluar pragun e 50%. Zgjedhje pas zgjedhjeve, Rama blen zgjedhje, bën presione, bashkëpunon me grupet kriminale,. Por kjo e thellon zgjedhore,. Fitoren bazë ja jep ky kod. Nuk duhet ta lejojmë Ramën, s’na falet ne të presim raportin e ODIHR, apo të tregojmë si na janë vjedhur zgjedhjet. E bllokojmë, s’e bojkotojmë, i kemi mundësitë ta bëjmë një gjë të tillë, nëse vendos rregulla në mënyrë të njëanshme. Krijohet një frymë tek militantët, sikur aleatët janë një peshë, një kosto. Na bëni neve tabelë qitje, aleatët janë vota për ju, dhe marrim shumë më pak se na takon në bazë të peshës elektorale. Që në vitin 2008 kur ka ndryshuar kodi ne nuk testohemi se futemi në koalicion, numërohen vota q mbesin të shkruara në letër dhe jo ato mijëra në Tiranë që i merrni përmes koalicionit. Kjo është hile e qëllimshme, e dëgjoj në takimet e foltores që shigjetohen aleatët sikur jemi e keqja. LSI para disa viteve ka pasur 100 mijë vota, goditjet që erdhën, kishte edhe Ramën përballë dhe Bashën, por edhe partia demokristian, ne kemi pasur 58 mijë vota, që thonë 6 mandate, por duke qenë pjesë e këtyre koalicioneve kemi firuar”, tha Ndoka.

Ky veprim nga kryedemokratit Berisha vjen pas zhvillimeve të fundit breda opozitës, pas nismës me foltoret e ish-deputetit Ervin Salianjit. Berisha ftoi në tryezë aleatët për të pritur propozimet për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, ku munguan tre aleatë të rëndësishëm, Fatmir Mediu, Tedi Blushi dhe Agron Duka./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top