Ernest Muçi ishte kryefjala e Trabzonsporit në javën e kaluar. Kjo pasi shënoi tre gola, ndërsa pikërisht i fundit ndaj Koniaspor është shpallur edhe goli më i bukur i javës 14-të në Superligën turke.

Muçi në minutën e 56-të realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke marrë vëmendjen nga 21 golat e tjerë të javës. Dukej si kënd i pamundur, por mesfushori i Kombëtares ishte i vendosur për të dërguar topin në rrjetë.
Pas një fillimi të vështirë, duket se Muçi po fiton besimin e Trabzonsporit ku qëndron i huazuar. Ndeshja e radhës është të dielën me Goztepen në transfertë. Një takim ku vlen vetëm fitorja, për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit kampion.
Goli i Ernest Muçit: (VIDEO)








