“Të shtunën i pashë djemtë të dëshpëruar dhe të poshtëruar”, Sarri: Të eliminish Milanin është gjithmonë diçka e…

“Të shtunën i pashë djemtë të dëshpëruar dhe të poshtëruar”, Sarri: Të eliminish Milanin është gjithmonë diçka e…

Dec 5, 2025 | 7:51






























Pas hidhërimit dhe polemikave në “San Siro”, Lacio mori një revansh të bukur ndaj Milanit, duke e mposhtur në “Olimpico” dhe duke e eliminuar nga Kupa e Italisë. Një sukses i rëndësishëm për Mauricio Sarrin, i cili nuk e fsheh kënaqësinë në fund të një ndeshjeje të vendosur në minutat e fundit nga goditja me kokë e Zakanjit.

IVDA53a3

“Na dha shumë kënaqësi fakti që në ‘Olimpico’ erdhën mbi 40 mijë tifozë që bënë një tifo të jashtëzakonshme. Jam i lumtur për ta dhe për djemtë. Të shtunën i pashë të dëshpëruar dhe të poshtëruar. Të eliminish Milanin në një ndeshje me eliminim direkt është gjithmonë diçka e rëndësishme. Nuk kemi as kohë të gëzohemi sepse të dielën na pret një ndeshje e vështirë,” tha trajneri bardhekaltër për “Sport Mediaset”.

“Këto janë situata që më pëlqejnë, vështirësi të mëdha që nga qershori dhe korriku, shumë dëmtime, por pastaj është një skuadër që punon mirë në stërvitje. Unë argëtohem gjatë javës. Pastaj të dielave herë pas here zemërohem, sepse teknikisht kemi diçka më pak se skuadrat e tjera,” shtoi ai.

Për Basic: “Erdhi disa vite më parë me shumë pritshmëri. Pastaj pak u humbi, por nuk pata dyshime ta riktheja brenda grupit dhe po na shpërblen në mënyrë të rëndësishme. Në aspektin e lëvizjeve është më i besueshmi.”

Për pjesën e dytë të sezonit: “Pres që të vazhdojmë të punojmë. Nëse mbërrijmë në fund të sezonit dhe jemi të bindur që kemi 7-8 lojtarë mbi të cilët mund të shtojmë 2-3 me cilësi, do të ishte shumë. Nëse arrijmë të ndërtojmë një bazë të mirë, është diçka e rëndësishme. Në 5 muajt e ardhshëm do të ketë punë.”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top