Roma dhe Juventus kërkojnë sulmues/ Zirkze vështirësohet, shfaqet pista Fabio Silva

Roma dhe Juventus kërkojnë sulmues/ Zirkze vështirësohet, shfaqet pista Fabio Silva

Dec 4, 2025 | 22:02






























Roma dhe Juventus po lëvizin për një sulmues në merkaton e janarit, por pista Xhoshua Zirkze është ndërlikuar. Mançester Junajtid, që zotëron kartonin e tij, nuk ka dhënë ende dritën jeshile për largimin dhe po rishikon situatën para se të marrë një vendim.

joshua-zirkzee-manchester-united-2024-2025-1724251586-145821

Përballë këtij ngërçi, të dy klubet italiane po marrin në konsideratë Fabio Silvën e Borusia Dortmundit. Sulmuesi portugez po aktivizohet pak në Gjermani dhe mund të largohet, por Dortmund preferon një shitje të plotë rreth 25-30 milionë euro.

Roma mendon për një huazim me të drejtë blerjeje të kushtëzuar nga paraqitjet apo kualifikimi në Champions, ndërsa Juventus po studion hapësirat ekonomike për të hyrë në garë. Merkatoja e janarit pritet të sjellë zhvillime të shpejta, me të dy klubet që synojnë të forcojnë repartin ofensiv.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top