Ish-futbollisti i njohur Sasha “Dani” Çurçiç gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e publikut me deklaratat e tij kontroverse. Ish-lojtari i Boltonit, Aston Vilës dhe Kristal Palas, së fundmi ka zbuluar pa asnjë hezitim detaje nga marrëdhëniet e tij me modele botërore.

Modelet kanë qenë gjithmonë dobësia e tij, Naomi Campbell ka qenë dëshira e tij e madhe. Dhe ajo dëshirë, thotë ai, iu plotësua, por jo ashtu si e kishte imagjinuar.
“Ajo është tifoze e zjarrtë e Krystal Palas dhe erdhi në një nga ndeshjet tona. Pas ndeshjes u njohëm në VIP bar. Disa ditë më vonë organizova një festë dhe e ftova. Filluam të shihemi, por nuk pranoi të hynim në intimitet ditën e parë, është grua e vështirë. Vetëm pas rreth 20 takimesh pranoi. Kemi pasur marrëdhënie rreth 30 herë. Është e jashtëzakonshme në shtrat”, rrëfen Çurçiç, duke treguar më pas arsyen pse iu prish përshtypja për supermodelen.
“Jam shumë i ndjeshëm ndaj qimeve të grave. Kur i shoh nëpër shtëpi, më neveriten. Naomi i linte kudo. Është shumë e çrregullt, si shumica e modeleve. Bie të flejë me gjithë grim në fytyrë. E tmerrshme! Të tilla i dërgoj të flenë në ballkon. Përveç që është e pakujdesshme, ka pasur edhe vesin e konsumimit të substancave, ndaj shpesh kishte incidente. Ofendonte pastrueset, hidhte sende, bërtiste… Shkaktonte skandale edhe në klube, kështu që vendosa të largohesha prej saj”, kujton Dani, i cili thotë se një modele i ka lënë përshtypjen më të fortë.
“Kam qenë edhe me Eva Herzigovën, por Carmen Electra është më e mira në intimitet. Me të kam kaluar aventurat më të çmendura deri në 7 të mëngjesit në pishinë. Ajo është më e çmendura nga të gjitha”, thotë ish futbollisti.

PANORAMASPORT.AL








