Presidenti Begaj përshëndet Marrëveshjen e Paqes për Gazën: Moment historik!


Presidenti Begaj përshëndet Marrëveshjen e Paqes për

Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përshëndetur firmosjen e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, sot në Egjipt. Në një postim në platformën X, Begaj e quan një moment historik për paqen dhe njerëzimin.  

“Firmosja e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, sot në Egjipt, e iniciuar, mbështetur dhe bërë realitet nga Presidenti Trump, është një moment historik për paqen dhe njerëzimin. Kjo marrëveshje shënon një pikë kthese, duke dëshmuar se diplomacia, dialogu dhe vizioni mund ta bëjnë të pamundurën realitet. Shqipëria qëndron krah të gjitha kombeve që kontribuojnë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, në këtë moment kaq të rëndësishëm”, shkruan Begaj.

Presidenti Donald Trump dhe udhëheqës nga të paktën 20 krerë shtetesh nënshkruan të hënën dokumentin e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, në Samitin e Paqes në Egjipt. Trump ishte i pari që firmosi këtë marrëveshje, të udhëhequr prej tij sipas Planit të Paqes që u hartua nga SHBA. 

Trump e shpalli armëpushimin “fundin e epokës së terrorit dhe vdekjes” dhe shprehu interes për një marrëveshje paqeje me Iranin, pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael në vendet bërthamore iraniane gjatë verës. Ai gjithashtu pretendoi se kërcënimi i Hezbollahut nga Libani ishte “thyer plotësisht”./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top