Godina e “Kennedy Center” në Uashington do të ketë nesër vëmendjen e gjithë botës pasi aty do të vendoset rrugëtimi i skuadrave pjesëmarrëse, apo aspirantë në rastin e Shqipërisë, në Botërorin 2026.

Në këtë godinë të famshme do të hidhet shorti i fazës finale të turneut, me personalitetet më të njohura të futbollit në botë, por edhe emra të artit e muzikës në vendet organizatore SHBA, Kanada dhe Meksikë, përfshirë edhe presidentin e SHBA, Donald Tramp.
Gjithçka po bëhet gati për ceremoninë e shortit që hidhet nesër pasdite në orën 18:00, siç shihet nga pamjet e filmuara nga LSA në godinën në fjalë gjatë pasdites së sotme.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL








