Elseid Hysaj praktikisht e ka mbyllur me Lacion. Kjo kuptohet qartësisht nga fakti se ai është lënë jashtë çdo liste të Lacios, jo vetëm për kampionatin, por edhe për kompeticionet e tjera.

Klubi e kishte nxjerrë nga lista për Serinë A para 10 ditësh, duke marrë si shkas dëmtimin e tij të pësuar me Kombëtaren ndaj Anglisë. Por paralelisht me heqjen nga lista nga Seria A, Hysaj duket se është hequr përfundimisht nga listat edhe nga kompeticionet e tjera. Kjo, pasi trajneri ka vendosur të mos e grumbullojë as në Kupën e Italisë, për ndeshjen ndaj Milanit.
Trajneri ka bërë publike listën e futbollistëve për këtë sfidë, ku lejohen të gjithë lojtarët që ka në dispozicion klubi dhe emri i Hysajt nuk figuron. Sipas mediave italiane, ky është mesazhi i qartë se Hysaj e ka mbyllur me klubin bardhekaltër dhe tashmë duhet të mendojë largimin që në merkaton e janarit, ndonëse ka kontratë me Lacion deri në mbyllje të sezonit.
PANORAMASPORT.AL








