Napoli mendon për janarin, mesfushori i Junajtid mbetet objektiv në merkato

Napoli mendon për janarin, mesfushori i Junajtid mbetet objektiv në merkato

Dec 4, 2025 | 17:02






























Napoli vazhdon të monitorojë me kujdes situatën e Kobie Maioo, mesfushorit të ri të Mançester Junajtid, i cili po has vështirësi për të gjetur minuta në Premier League.

napoli

Drejtuesit napolitanë shohin te anglezi një profil të përshtatshëm për të forcuar repartin qendror në pjesën e dytë të sezonit. Edhe pse Junajtid ende nuk ka hapur dyert për një largim, mungesa e hapësirave për lojtarin 19-vjeçar mund të krijojë kushtet për një marrëveshje të mundshme në janar.

Napoli po studion opsionin e huazimit, por mbetet i gatshëm të lëvizë shpejt nëse situata ndryshon. Tekniku dhe drejtuesit e klubit e vlerësojnë energjinë dhe cilësitë e tij në mesfushë, duke e konsideruar Maino një investim premtues për të tashmen dhe të ardhmen. Për momentin, lojtari mbetet nën vëzhgim të vazhdueshëm, me merkatos së janarit që mund t’i japë zhvillime të reja kësaj piste.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top