Igli Tare kthehet sot në “Olimpico” si kundërshtar, cilat janë transferimet e tij më të mira te Lacio në 18 vite

Igli Tare kthehet sot në “Olimpico” si kundërshtar, cilat janë transferimet e tij më të mira te Lacio në 18 vite

Dec 4, 2025 | 11:46






























Igli Tare do të shfaqet në “Olimpico” sonte në mbrëmje për herë të parë si kundërshtar i Lacios.

iglitaremilanemblem

Nuk është një sfidë e vogël për drejtorin sportiv shqiptar, i cili u përball me bardhekaltërit në San Siro të shtunën e kaluar dhe do të përballet përsëri pas pak orësh në një ndeshje të raundit të 16-tave të Kupës së Italisë. Pas 18 vitesh në të cilat bardhekaltërit ishin gjithashtu ngjyrat e tij.

Tare mbërriti te Lacio si lojtar në verën e vitit 2005. Pas dy sezonesh në Bolonjë, Tare pati mundësinë të përfundonte karrierën e tij me 65 paraqitje dhe pesë gola në tre sezone para se të varte këpucët në gozhdë. Më pas ai u bë drejtori sportiv i Lacios së Klaudio Lotitos për pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme, deri në verën e vitit 2023.

Por cilët ishin nënshkrimet e tij më të mira si drejtor sportiv? Hernanes, Felipe Anderson, Luis Alberto, Sergej Milinkoviç-Saviç, Çiro Imobile, Miroslav Klose, Senad Luliç, Antonio Kandreva, Stefan De Vraj dhe Matia Zakanji.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top