Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Konflikti në dhomat e zhveshjes, një futbollist i plagosur! Nis procedimi për tre të tjerë

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Konflikti në dhomat e zhveshjes, një futbollist i plagosur! Nis procedimi për tre të tjerë

Dec 4, 2025 | 9:31






























Policia ka dhënë detaje në lidhje me dhunën e ndodhur një ditë më parë para ndeshjes Iliria – Skënderbeu.

Screenshot-2025-12-03-132929

Blutë e kryeqytetit sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, mes futbollisteve të Ilirisë dhe ekipit kundershtar të Skenderbeut, ku ka mbetur i dëmtuar një futbollist.

Po ashtu, policia sqaron se nisi procedimi në gjendje të lirë për tre futbollistë të tjerë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. S., B. S. dhe J. S., të tre futbollistë, pasi dje, përpara fillimit të ndeshjes së futbollit “Iliria-Skënderbeu”, dyshohet se janë konfliktuar në dhomat e zhveshjes, me futbollistët e ekipit kundërshtar. Si pasojë është dëmtuar lehtë, futbollisti, shtetasi S. N”, sqaroi policia.

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top