Salianji filloi lëvizjen brenda PD nga Durrësi! Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës


Salianji filloi lëvizjen brenda PD nga Durrësi! Bardhi: Mbështes

Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi

TIRANË-Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka komentuar takimin e mbajtur të ish-deputetit Ervin Salianji në Durrës me pjesë të strukturave të opozitës. I ftuar në Euronews, Bardhi deklaroi se mbështet qëndrimin e kreut të PD, Sali Bershia, sipas të cilit çdo mbledhje jashtë forumeve është private.

Gazmend Bardhi: Nuk ka lidhje intervista ime me ato që bën Salianji. Mbështes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se ‘çdo mbledhje jashtë forumeve është private’. PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët. PD ka institucione që nuk i kanë kufizuar të drejtën e fjalës askujt dhe nuk kanë për të penguar askënd të shprehë lirshëm mendimin. Sikurse takime me demokratë, secili prej anëtarëve të kryesisë së PD-së dhe kolegëve bën çdo ditë zgjedhjen e tij se këto takime do t’i bëjë publike apo do të marrë realisht mendimin e demokratëve.

Berisha i ka quajtur takimet e Salianjit aktivitete për interesa personale, pasi sipas tij Partia Demokratike vepron mbi bazën e statutit dhe forumeve. Ish-deputeti i PD u shpreh nga Durrësi se opozita nuk po ndiqet as nga demokratët dhe as nga qytetarët. Ai u ka bërë thirrje demokratëve t’i bashkohen lëvizjes për ndryshim, që ka si qëllim kthimin e saj në një alternativë qeverisëse./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top