Berat Gjimshiti është padyshim një nga protagonistët kryesorë jo vetëm në radhët e Kombëtares shqiptare ku mban shiritin e kapitenit, por edhe në radhët e Atalantës, ku është një nga elementët më me eksperiencë.

Dhe këtë eksperienca e tregon shpesh jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm, duke nisur aksione të rëndësishme, apo edhe duke finalizuar vetë, siç ndodhi në ndeshjen e sotme të Kupës së Italisë ndaj Xhenoas.
Në takimin e luajtur në Bergamo, kur regjistrohej minuta e 19 e sfidës, Atalanta gjeti avantazhin pikërisht falë Gjimshitit, i cili në zhvillimin e një goditje këndi, qëndroi në zonën kundërshtare duke pritur një harkim i cili erdhi nga Zalevski.
Dhe mbrojtësi e ktheu sferën në rrjetë me një gjuajtje perfekte me kokë në shtyllën ku nuk mbërrinte dot portieri, për një gol që do ta kishin zili shumë sulmues.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL








