Braçe ngre problematikat në Shëndetësi: Ambulanca në Njësinë Nr.5 në hyrje pallati, mes gomisterisë


Braçe ngre problematikat në Shëndetësi: Ambulanca në

Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në Kuvend ka evidentuar problematikat e zonës që mbulon nga bonusi i pensionistëve, legalizimet dhe shëndetësia. Sa i përket kësaj të fundit Braçe deklaron se në njësinë nr.5 në kryeqytet ambulanca ndodhet në katin e parë të një pallati dhe është e ndarë në dy dhoma mes të cilave ndodhet një gomisteri. Për pronat, deputeti socialist u shpreh se në Selitë ka 850 banesa të pa legalizuara. Ai shtoi, se ka edhe banesa që janë ndërtuar para viteve ‘90 dhe ende nuk kanë një certifikatë pronësie. 

Erion BraçeJemi në muajin dhjetor kur bëhet efektiv një akt i qartë, i shpërblimit të të gjithë moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar. Ka filluar që të ndahen 10 mijë deri në 15 mijë lekë për të moshuarit. Për një çift të moshuarish vlera e përfituar shkon deri në 30 mijë lekë. Ky është bonusi i dytë për këtë vit se në pranverë u shpërnda në tjetër bonus, duke mbledhur të dy bonuset, natyrisht që shkojmë në parametrat një pensioni plus. Jo nuk mjaftojnë. Pikërisht nga 1 janari fillon rritja e të ardhurave për të gjithë moshuarit dhe për ata më aftësi të kufizuar dhe me radhë. Normalisht viti duhet të mbyllet ashtu siç është parashikuar nga qeveria duke llogaritur dhe një bonus tjetër në raport me rritjen ekonomike dhe mund të ekzekutohet gjatë viti 2026. Natyrisht që e drejta për shërbim shëndetësor është jetike dhe themelore. Ka plot që banojnë në njësinë nr 5 dhe problemi është ofrimi i shërbimit shëndetësor. I gjithë shërbimi është kufizuar në një qendër që është në katin 1 të një pallati.

Në njësinë nr. 5 kanë hasur shumë probleme, sepse ambulanca ndodhet në katin e parë të një pallati. Kjo vjen si pasojë që kjo klinikë shëndetësore ka ndryshuar. Për mua këto janë shqetësime. Sepse janë dy dhoma të ndara poshtë një pallati dhe mes tyre ato kanë një gomisteri. I kam ngritur këto probleme dhe në komision më thënë po ke të drejtë dhe nuk lëviz kush. Janë gati 850 banesa që në Selitë janë pa legalizuar prej 35 vitesh. Madje ka banesa që janë ndërtuar para viteve ‘90 dhe ende nuk kanë një certifikatë pronësie. Shqetësimi ka qenë i vazhdueshëm por nuk ka pasur lëvizje. Në programin e qeverisë është e shkruar që ky problem duhet të marrë fund brenda vitit 2028, por ajo që më shqetëson nuk shoh asnjë plan konkret të qartë dhe efikas pe t’i japi zgjidhje problemit të certifikimit të pronësisë. Këto 3 shqetësime t’ i paraqiteshin ministrave respektivë.

Poll



Source link

Scroll to Top