Ylli i Interit nuk ia del, humb duelin ndaj surprizës së Serisë A dhe Liverpulit. E presin në Arabi Saudite

Ylli i Interit nuk ia del, humb duelin ndaj surprizës së Serisë A dhe Liverpulit. E presin në Arabi Saudite

Dec 2, 2025 | 19:50






























Denzel Dumfris nuk do ia dalë të rikuperohet në kohë për ndeshjet e rëndësishme të ditëve të ardhshme të Interit në kampionat dhe në Ligën e Kampioneve.

denzel-dumfries-inter-2024-25-1727025029-148804

Mbrojtësi holandez, një prej lojtarëve më të spikatur të zikaltërve në vitet e fundit, do të vazhdojë të qëndrojë jashtë fushës së lojës edhe për ndeshjen ndaj Komos në kampionat, si dhe duelin e Ligës së Kampioneve ndaj Liverpulit në javën e ardhshme.

Objektivi i klubit është që ai të fillojë të riaftësohet pak nga pak në gjysmën e dhjetorit, për të qenë i gatshëm për ndeshjet e Superkupës së Italisë në Arabinë Saudite, ku Interi luan gjysmëfinalen kundër Bolonjës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top