Kasano vazhdon luftën kundër Alegrit: Po bën ndeshje m***, me Interin dhe Lacion bëri lojë të turpshme

Kasano vazhdon luftën kundër Alegrit: Po bën ndeshje m***, me Interin dhe Lacion bëri lojë të turpshme

Dec 2, 2025 | 17:34






























Antonio Kasano vazhdon sulmet e tij të pandalshme kundër Masimiliano Alegrit. Ish-futbollisti i njohur italian, edhe pse Milani është në kreun e renditjes, nuk kursehet ndaj teknikut që drejton aktualisht kuqezinjtë, siç ndodhi edhe në episodin e fundit të emisionit “Viva el Futbol”.

fgdfgdfgfdgfg

“Unë nervozohem sepse pastaj më duhet ta fyej. Unë shoh zero anë pozitive te Alegri. Do të thoni që është i pari në klasifikim, por e kam thënë që edhe mund të fitojë titullin e nuk më plas fare. Përjashto ndeshjen me Udinezen, po bën disa ndeshje m***. Me Interin 60 minutat e parë dhe me Lacion ishin gjëra për t’u turpëruar.

Nëse Berluskoni do të ishte gjallë, do të më pëlqente të flisja me të, pasi ai ka vlerësuar gjithmonë aspektin estetik. Të gjithë thonë se Alegri ka krijuar një grup, ai mund t’ua hedhë të tjerëve pasi është i zgjuar, por po merr merita që nuk janë të tijat. Më kujtohet ajo që thosha me Fonsekën dhe Konseisaon, jepini kohë punës, unë them se do ta ketë të vështirë që të arrijë mes katër të parave. Ai po merr meritat e 4-5 golave të Leaos, i cili në ndeshjen e fundit ishte skandaloz, ai nuk është një aksion i përgatitur, por rastësor.

E vetmja gjë reale që mund të them për Milanin është se gjendet në kreun e renditjes. I merituar? Jo. Duke luajtur mirë? Jo. Këtë vit ka 4-5 pikë më shumë falë portierit, nëse Menja nuk do bënte ato pritje, do ta shihnit. Por do të vijnë kohë të errëta dhe atëherë dua t’i shoh. Aftësia e tij ka qenë falë miqve gazetarë që ka, të flasë për problemet e organikës. Ai ecën me rrymën.

Kujtoni atë që thosha për Murinjon, që ishte i mbaruar dhe do të përfundonte i harruar, do të ndodhë edhe me Alegrin. Nuk mund të mendoj që në vitin 2025, Milani, skuadra e cila në Itali ka argëtuar më shumë, bën një futboll të shëmtuar për shkak të trajnerit. Isha në stadium me fëmijët e mi, rreshtohet 5-4-1, 6-3-1, po çfarë janë këto? Unë do të turpërohesha. Para Modriç heq kapelen, por aktualisht është mesfushori shkatërrues më i mirë në Serinë A. AI po bën të duken të aftë Pavloviç dhe Tomori, por sepse i rreshton të gjithë para portierit”, ishte shpërthimi i Kasanos kundër Alegrit.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top