Real Madridi në “pikë të hallit”, Rydiger-Militao më të mirët

Real Madridi në “pikë të hallit”, Rydiger-Militao më të mirët

Dec 2, 2025 | 16:09






























Real Madridi duhet të kthehet në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur. Tre barazime radhazi, në Vajekas, Elçe dhe Girona, i kanë dhënë vendin e parë Barcelonës, e cila është rikuperuar nga humbja në Bernabeu vetëm në një muaj.realiiiiHumbja e gjashtë pikëve larg skuadrave të mesit të tabelës dhe atyre të ulëta është diçka që Çabi Alonso nuk e kishte parashikuar dhe ai ende nuk e ka gjetur çelësin për të thyer mbrojtjet e forta. Fakti që dyshja Militao-Rudiger, të kthyer nga një dëmtim I gjatë ishin më të mirët në fushë trefon se diçka nuk shkon me këtë skuadër.

MILITAO-RUDIGER, ÇIFTI MË I MIRË ËSHTË RIKTHYER Antonio Rudiger u rikthye në ekip tre muaj më vonë dhe skuadra ndjeu ndikimin e tij. Gjermani hyri menjëherë në formacionin titullar pas një kohe të gjatë jashtë fushave dhe gjendja e tij fizike ishte e mahnitshme, imponuese, sikur të mos kishte qenë jashtë fushave për gati 100 ditë. Rüdiger ishte i jashtëzakonshëm dhe plotësuesi perfekt i Militaos, i cili ishte sublim.

MBAPE PO LUAN NJË LOJË TJETËR Në një ndeshje shumë të vështirë për Realin me pak hapësirë për të vepruar, Mbape ishte sulmuesi i vetëm në ekip që e kuptoi se çfarë i duhej ekipit të tij në çdo moment. Një performancë fantastike nga Kilianit, i cili refuzoi të pranonte humbjen dhe udhëhoqi sulmin e madrilenëve derisa ata siguruan barazimin. Mbape është i uritur për sukses dhe kjo është një nga pikat e pakta të ndritshme për Real Madridin. Shifrat e tij vazhdojnë të rriten pa pushim, 23 gola në 19 ndeshje.

GYLER HUMBET, BELINGAM PA POZICION STABËL Eshtë folur shumë për turkun, madje deri para një muaji quhej edhe Modriç i skuadrës, por në ndeshjet e fundit ka qenë hija e vetvetes. Nga ana tjetër Belingam ende pa një pozicion të caktuar. Lëvizja i ka prishur punë e jo më kot, ai është një ndër pesë rebelet anti Alonso.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top