TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur verifikimin paszgjedhor të 210 kutive të votimit të 11 majit, për të kontrolluar nëse ka pasur shkelje të numëruesve. Këtë të martë, KQZ ka hapur kutitë e votave brenda dhe jashtë vendit, ku do të rinumërohen fletët e votimit për të verifikuar nëse ka mospërputhje në materialet zgjedhore. Të hënën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një seancë të publike, hodhi shortin për përcaktimin në mënyrë rastësore të qendrave të votimit dhe kutive të votimit nga jashtë që do t’i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor.
“Qëllimi i këqyrjes së mëpasshme e fletëve të votimit dhe e materialit zgjedhor është verifikimi i rregullsisë dhe saktësisë së veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë administrimit të procesit dhe vlerësimit e numërimit të votave”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Nuk do të rihapen kuti në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës, ku rinumërim u bë nga KAS menjëherë pas zgjedhjeve me kërkesë të opozitës. Po ashtu nuk do të përfshihen as kutitë e diasporës së qarkut Durrës. Ky proces verifikimi nuk prek rezultatin e zgjjedhjeve, por synon te nxjerr zbuluar numëruesit apo komisonerët të cilët mund kenë shkelur ligjin. /ZËRI




