PD propozon formulën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit: Ne propozojmë 6 emra, PS zgjedh 3, nga këta,


PD propozon formulën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit: Ne

partia demokratike

TIRANË- Grupit parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar formulën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Në kërkesën e firmosur nga kreu i grupit Gazment Bardhi, dërguar kryeparlamentarit Niko Peleshi, PD kërkon që të jetë një proces transparent. Sipas formulës së PD-së, demokratët si pakicë do të zgjedhin 6 emra, ndërsa Partia Socialiste do të zgjedhë 3 prej tyre. Më pas, opozita do të çojë për votim në seancë vetëm njërin prej tyre.

Konkretisht, grupi parlamentar i PD ka propozuar këtë formulë të bashkëveprimit midis grupeve parlamentare:

A.    Për emërimin/zgjedhjen e organeve të pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, për të cilën kërkohet shumicë e cilësuar (prej 3/5 të anëtarëve të Kuvendit – rasti i Avokatit të Popullit), procesi të jetë i ndërtuar sipas kësaj formule:

a)    Grupi Parlamentar që përfaqëson pakicën parlamentare propozon deri në 6 (gjashtë) kandidatë të përzgjedhur prej tij, nga lista e kandidatëve që sipas Komisioneve Parlamentare përmbushin kërkesat e kërkuara nga Kushtetuta/Ligji.

b)    Grupi Parlamentar që përfaqëson shumicën parlamentare të përzgjedhë nga lista e propozuar sipas shkronjës “a” më sipër 3 (tre) kandidatë të pranueshëm sipas tij për votim.
c)    Grupi Parlamentar që përfaqëson pakicën parlamentare, nga lista e përzgjedhur sipas shkronjës “b” më sipër, propozon për emërim/zgjedhje 1 (një) kandidat.
d)    Seanca plenare voton me konsensus mes të gjitha grupeve parlamentare kandidatin e përzgjedhur sipas shkronjës “c” më sipër. 

B.    Për emërimin/zgjedhjen e organeve të pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, për të cilën kërkohet shumicë e anëtarëve të Kuvendit, procesi të jetë i ndërtuar sipas kësaj formule:

a)    Grupi Parlamentar që përfaqëson shumicën parlamentare propozon deri në 6 (gjashtë) kandidatë të përzgjedhur prej tij, nga lista e kandidatëve që sipas Komisioneve Parlamentare përmbushin kërkesat e kërkuara nga Kushtetuta/Ligji.
b)    Grupi Parlamentar që përfaqëson pakicën parlamentare të përzgjedhë nga lista e propozuar sipas shkronjës “a” më sipër 3 (tre) kandidatë të pranueshëm sipas tij për votim.
c)    Grupi Parlamentar që përfaqëson shumicën parlamentare, nga lista e përzgjedhur sipas shkronjës “b” më sipër, propozon për emërim/zgjedhje 1 (një) kandidat.
d)    Seanca plenare voton me konsensus mes të gjitha grupeve parlamentare kandidatin e përzgjedhur sipas shkronjës “c” më sipër. 

Më herët, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca nuk do të ketë një kandidaturë dhe se do të shqyrtojnë kandidaturat e opozitës për të vendosur më pas se cilin do të mbështesin. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top