Pas shembjes së vilave të ish-deputetit të PS, Koçi sërish në Farkë: 26 komplekse pa leje, vendosen 2.5 mln euro gjoba


Pas shembjes së vilave të ish-deputetit të PS, Koçi

Albana Koçiu

TIRANË-Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu është rikthyer sërish në Farkë, ku prej 3 nëntorit ka nisur një operacion për lirimin e hapësirave publike dhe ndërtimet pa lej në zonë. Fillimisht nga 3 vila nga 7 në pronësi të Vladimir Kostës, ish-deputet i Partisë Socialiste u hodhën në erë pas vendimit për shembjen e tyre si ndërtime pa leje. Për rastin u vendosën në pranga pronarja Elga Kosta, administratori Stavro Suloti dhe arkitektja e projektit, ndërsa pesë inspektorë të IMT-së janë arrestuar për shpërdorim detyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Në vijim të aksionit Koçiu e nisi muajin sërish në Farkë ku konstatoi se deri më sot janë inspektuar 26 komplekse rezidenciale, me 581vila dhe godina kolektive. Ministrja u shpreh janë konstatuar rreth 4.500 m² shtesa pa leje, ku gjysma e sipërfaqes është prishur menjëherë nga vetë ndërtuesit, ndërsa pjesa tjetër po vlerësohet për procedurën e konfiskimit. Koçiu theksoi se deri tani janë vendosur 247 milionë lekë, ose rreth 2.5 milionë euro gjoba administrative, ndërsa peracioni do të vazhdojë pa ndërprerje.

Albana Koçiu: Për çdo objekt ku zbulohet tejkalim i lejes ndërtimore, ai konfiskohet për interes publik ose për strehim social, ose prishen të gjitha ndërtimet e kryera.  Për shkeljet e konstatuara deri tani janë vendosur 247 milionë lekë, ose rreth 2.5 milionë euro gjoba administrative. Dua ta theksoj me forcë, ky operacion nuk ka synim të ndëshkojë industrinë e ndërtimit, ka synim të rritë standardin, të mbrojë qytetarët, të sigurojë që ata që zbatojnë ligjin të mos konkurrohen padrejtësisht nga ata që e shkelin atë. Të gjithë ata që ndërtojnë sipas lejes, me dokumentacion të rregullt e me standarde janë aleatët tanë në këtë proces. Ky proces nuk do të zgjasë tre javë, as deri në fund të sezonit. Do të vazhdojë derisa rregulli, standardi dhe përgjegjësia të jenë norma e vetme në territor.

Operacioni kundër ndërtimeve të paligjshme ka nisur në disa zona të vendit.

Poll



Source link

Scroll to Top