Napoli rikthehet në krye të Serie A, Konte: Luajtëm me personalitet, të ruajmë këtë standard

Napoli rikthehet në krye të Serie A, Konte: Luajtëm me personalitet, të ruajmë këtë standard

Dec 1, 2025 | 16:32






























Antonio Konte rikthen Napolin në krye të Serie A falë fitores së rëndësishme në fushën e Romës, duke shfaqur sërish cinizëm dhe soliditet mbrojtës.

konte

Trajneri vlerësoi edhe pauzën javore, duke theksuar nevojën për qetësi familjare në një periudhë me presion të madh. Konte u shpreh se ndryshimi i modulit dhe rikthimi i plotë i Neres kanë qenë vendimtarë, duke vlerësuar personalitetin e skuadrës në një fushë të vështirë. Ai theksoi mungesat e shumta, sidomos në mesfushë, ku vetëm Lobotka dhe MekTominei janë në dispozicion, ndërsa Elmas e Vergara po mbushin boshllëqet.

Trajneri u ndal edhe te fjalët e presidentit De Laurentiis, i cili e quajti “komandant”, duke ironizuar, por edhe duke lavdëruar reagimin e skuadrës në këtë moment të vështirë. Konte theksoi rëndësinë e fitoreve radhazi ndaj Atalantës, Karabagut dhe Romës, duke i cilësuar ato si sinjal të forcës dhe karakterit të Napolit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top